Furre Buke Dimali
Shija e Traditës dhe Krijimtaria në Cdo Përzierje
Gjeni larmishmëri të llojeve të ndryshme të bukës, si dhe nënprodukteve të saj,ëmbëlsira apo edhe akullore.

Kush jemi ne?
Meso më shumë per furren tonë
01
Si filloj cdo gje?
Dimali filloi veprimtarinë e tij në vitin 2014 me qendër në Fier ku si aktivitet kryente import-eksport dhe shpërndarjen e lendëve te para te mjellit dhe ambalazh per furrat e bukes ne gjithe Shqipërinë. Pasioni dhe njohuritë tona na dhane nje shtys per hapjen e linjes se prodhimit te brumrave me lendet tona te para ne qytetin turistik ne Berat,ku pasioni per cilesin na çoi drejt nje suksesi te ri dhe me dy vendndodhje prane qendres se qytetit.

02
Rrugetimi i Dimalit
Furre buke Dimali sot ka reth 2000 klient te perditshem, ku tradita,shija, cilesia dhe higjena jane motoja e punes sone. Me kalimin e viteve Dimali ka evoluar gjithnjë e më shumë. Dimali 2018 vleresohet për besueshmërinë, cilësinë dhe çmimet e përballueshme të produkteve të tij. Furre Buke Dimali është furnizuesi kryesor i shume furrave në Shqipëri.
03
Çfarë ofrojmë për klientët tanë?
Dimali, duke synuar të kënaqë plotësisht nevojat e klientit, i përshtat produktet e tij sipas përdorimit dhe kushteve të çdo klienti. Ne jemi duke punuar vazhdimisht për të zhvilluar dhe përmirësuar produktet dhe shërbimet tona, me qëllim efektivitetin, efikasitetin dhe kënaqësinë e klientit. Zgjidhja më e mirë arrihet nga bashkëpunimi i ngushtë i kompanisë me klientin në të gjitha nivelet, duke ofruar njëkohësisht mundësinë e vënies në dispozicion të një game të gjerë produktesh nëpërmjet rinovimit të vazhdueshëm të gamës së produkteve tona.
Pershtypjet
Cfare mendonje klientet tane per ne?

shte hera e parë për mua në Berat dhe ushqimi ishte me të vërtetë i shijshëm. Do të rekomandoja për këdo që viziton.
- Alice Smith

Shërbimi ishte miqësor dhe i ndihmues. Ëmbëlsirat ishin të shijshme, veçanërisht 'Trileçja'.
- Ben Anderson

E provova Bukën e Misrit dhe ishte me të vërtetë e shijshme. E kisha provuar më parë, por Dimali e bëri më të mirë.
- Dave Nielsen

Fëmijët e mi e duan "byrekin" dhe tani kuptoj pse është kaq e popullarizuar këtu në Shqipëri."
- John Williams
Produktet tona kryesore
Buka

Bukë Dimali (tavë)
Buka "Dimali" është një ndër produktet më të preferuara dhe më të vlerësuara te ne, kjo për shkak të efikasitetit të saj në cilësi, shije, ngjyrë dhe më e rëndësishmja, ajo është vazhduese e traditës, pasi vetëm një kafshatë e saj, do t'ju rikthejë kujtimet e do t'ju ngjasojë me bukën e gjyshes suaj.

Bukë Dimali (rrethore)
Një gërshetim perfekt mes së vjetrës dhe modernes, e prodhuar nga mielli “Dimali” me po të njejtën recetë si Dimali i tavës, e fermentuar në shporta, duke ardhur në një formë të veçantë në tryezat tuaja.

Bukë fshati (900 gr)
Kjo lloj buke prodhohet nga mielli "Semolina", produkt i grurit të fortë (durum). Aroma e bashmajasë (majasë natyrale), tuli i butë dhe korja krokante, e bëjnë këtë lloj buke akoma më tërheqëse në shije.

Bukë Integrale
Kjo lloj buke vjen përmes një miksimi të larmishëm të katër kulturave të farave, si: susami, tërshëra, luledielli si dhe farave të lirit, të cilat ndodhen të përziera si brenda dhe jashtë kores së saj, duke na ofruar kështu nje kombinim karakteristik të një buke dietike dhe me shije.

Bukë e zezë
Kjo lloj buke, siç diktohet edhe nga ngjyra e saj, është e përbërë nga mielli i zi, por e vecanta e kësaj buke është se mielli i saj është bluar ashpër, duke bërë të mundur ruajtjen e të gjitha vlerave te saj ushqimore.

Bukë thekre
Buka e thekrës është e përbërë përgjithësisht nga mielli i thekrës, i cili është i njohur prej kohësh për vlerat e tij kurative. Kjo lloj buke është një ndër produktet më të shëndetshme, që ju ndihmon në tretje, në përforcimin e metabolizmit, si dhe në përmirësimin e tolerancës diabetike.

Xhapata
Xhapata është një produkt i veçantë Italian, një nga më të preferuarit te ne, që shpeshherë krahasohet me djathin, sepse brumi brenda tij është i butë, i lehtë dhe me vrima si të djathit, duke ofruar butësi në çdo kafshatë. Ky lloj produkti mbulohet përsipër me rigon dhe kripë, duke krijuar një shije perfekte dhe shumë të veçantë për të gjithë.

Buka e misrit
Përshkrimi:Nga mielli i misrit,bluarja e këtij të fundit lë gjithmonë ‘gjurmë të freskëta’përpara prodhimit të kësaj buke.Forma e së cilës është tradicionale (e rrumbullakët).
Embelsirat dhe dhe te kripurat
Te emblat

Zupa

Trileçe

Pasta-shu me çokollate

Pasta-shu me
krem-fistiku

Pasta-sy

Revani

Kadaif

Bakllava
Te kripurat

Sandauiçe

Byreke

Pica

Kulurë me susam

Kercinja me djathë

Kercinja me fara